Tusk çel dritën jeshile për hapja e negociatave me Shqipërinë
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk me anë të një reagim ka çelur dritën jeshile për sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Tusk gjatë një takimi me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka thënë se tashmë duhet të ketë vetëm një vendim dhe ai është hapja e negociatave.
Më pas ai ka thënë se pyetja për hapjen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë nuk është se nëse do të hapen, por kur do të hapen.
“Unë besoj se mund të ketë vetëm një vendim: Të fillojnë negociatat në përputhje me rekomandimet e Komisionit si me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Pyetja sot nuk është nëse, por kur”, thekson Donald Tusk.
Fraksion.com