Prishet paqja: Rama publikon videon e Metës dhe Juncker: Kë besoni?
Rama poston në Instagram një video ku ka vënë përballë Presidentin e Shqipërisë Ilir MEta dhe PResidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
Në njërën anë është Presidenti Meta që thotë se zhvillimi i zgjedhjeve të 30 qershorit do të dëmtojnë integrimin e vendit në BE.
Ndërsa në anën tjetër Juncker thotë se këto zgjedhjet e 30 qershorit duhet të zhvillohen, në të kundërt moszhvillimi i tyre do të dëmtojë prespektivën europiane.
Janë në fakt dy deklarata të kundërta me njëra-tjetrën. E në videon e ndarë përgjysmë shkruhet: “Kë besoni”. Ndërsa kryeministri Rama shkruan thjesht se nuk ka koment për të.
Siç duket ka zgjatur shumë pak paqja e shtrëngimit të duarve në Kosovë.