AktualitetKosovaTë fundit

Palmer: Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun deri në njohjen reciproke

“Përkrahja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën, shton përkrahjen për arritjen e objektivave të demokracisë. Ne nuk jemi në favor të kthimit të orës prapa për sa i përket pavarësisë së Kosovës. Kosova është e rritur tani e pjekur mjaftueshëm për të shërbyer si një spirancë e demokracisë”,  u shpreh sot Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer gjatë ceremonisë shtetërore të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

“Liderët duhet të kenë të qartë sfidat duke krijuar një stabilitet dhe klimë ku ndërmarrësit e rinj mund të lulëzojnë. Përparimi kërkon zotim nga liderët e Prishtinës dhe Beogradit të punojnë së bashku për të siguruar mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe të sjellin para ligjit ata që kanë shkaktuar krime lufte dhe dhunë”, tha Palmer.

Ai shtoi se “Prishtina dhe Beogradi duhet të punojnë së bashku në emër të gjithë viktimave në mënyrë që të kenë qasje në drejtësi dhe të gjejnë fatin e të humburve. Duhet të lenë mënjanë retorikat nacionaliste pasi nuk ndihmojnë në ngritjen e një vendi demokratik”.

“Shtetet e Bashkuara kanë 20 vite që qëndrojnë pranë Kosovës për të inkurajuar përparimin, tani është koha që Kosova të forcojë përpjekjet e saj për të arritur një paqe të qëndrueshme duke arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, duke përfunduar me një njohje të dyanshme dhe kjo do ndalonte të gjitha kontestimet që kanë drejt të ardhmes”, tha Palmer.

“Ky sukses kërkon që të largohen gjitha barrierat dhe të kenë një frymë bashkëpunimi duke arritur marrëveshje të domosdoshme që do përmirësojnë jetën e qytetarëve si në Kosovë ashtu dhe në Serbi. Kosova dhe Serbia gjithmonë do jenë fqinjë dhe natyrisht të dy vendet duhet të zhbllokojnë të ardhmen europiane dhe të drejtohen nga stabiliteti, përparimi dhe siguria”,  përfundoi  Matthew Palmer.

 

Fraksion.com