AktualitetOp-EdTë fundit

Nëse Edi do ishte President dhe Linda Rama kryetare e PS….?

Nga Kreshnik Spahiu

 

Të dashur miq demokrat,
Kam ndjekur me habinë më të madhe festën tuaj ndaj dekretit të Presidentit Ilir Meta për anullimin e zgjedhjeve.
Jam skeptik dhe kam përshtypjen që gazi llesh-sjellës u ka bërë dëm dhe u ka errësuar logjikën, bindjet, shikimin dhe u ka zbehur dëgjimin.
Për t’ja u thjeshtësuar analizën sepse shumica juaj nuk jeni as juristë dhe as politikan po ju shtroj një pyetje hipotetike:
– Nëse Edi Rama do ishte President dhe 2 muaj pas zgjedhjes tij, të vinte në krye të Partisë Socialiste si kryetare Linda Ramën bashkëshortem e tij…..
Çfarë do ndodhte nëse Presidenti Rama i thonte gruas tij Linda mos e fut PS në zgjedhje dhe bojkoto?
A do shtyheshin zgjedhjet?
A do e quanit hero apo armik Presidentin dhe gruan e tij si kryetare e partisë?
Ju lutem pres një përgjigje të sinqertë nga çdo demokrat.
Jam unë Kreshnik Spahiu që 29 vjet s’kam votuar asnjë herë majtas, dhe as kam për të votuar kurrë as edhe 29 vite të tjera.
Jam unë Kreshnik Spahiu që kam bērë 234 protesta kundër Edi Ramës dhe jam arrestuar dy herë prej tij.
Jam unë Kreshnik Spahiu i cili nuk kërkoj as post dhe as votë.
Jam unē Kreshnik Spahiu që do i bojkotoj votimet jo se ka bërë thirrje Monika por se i kam bojkotuar ato para jush që në 2015 kundër bandave të PS por kryetari juaj demokrat refuzoi ti bashkohej bojkotit.
Jam unë Kreshnik Spahiu që do qëndroj larg dhe do pres që Luli dhe Mona ta rrëzojnë Edi Ramën por nëse ata dështojnë u jap fjalēn jo ju, por çdo patrioti shqiptar që atëherë duhet ringrihemi ti shporrim të tre.
Partia Demokratike u krijua si parti pro europiane dhe sot ka kundër gjithë BE,
Partia Demokratike u krijua si partia që lejoj rihapjen e ambasadës amerikane por sot liderve dhe familjarve u është hequr viza të shkelin në SHBA,
Partia demikratike u krijua si parti e studentëve por studentët nuk i lejuan në dhjetor Berishën dhe Monikēn as ti afrohet protestës,
Partia Demokratike u krijuar si parti e qyteteve të mēdha dhe tani është izoluar kryesisht në fshatra dhe provinca të thella si Kamza.
Nuk e imagjinoja kurrë të shoh revolucionin tuaj kundër Amerikës dhe pro Monikës.
Edi Rama ka ra nga pushteti prej kohësh sepse shumica e popullit u zhgënjye dhe e urren i madh dhe i vogël por populli, emigrantët, Europa dhe Amerika të gjithë në bllok po e vonojnë rotacionin sepse nuk duan ri-kthimin e dyshes Berisha-Meta.
Cikli i tyre ka mbaruar, edhe sikur ata të kenë plot suksese 30 vite janë jashtzakonisht shumë: MJAFT
Mbetem në pritje të përgjigjes për pyetjen: A do e duronte Shqipëria Edi Ramën nëse do ishte President dhe dekretonte anullim zgjedhjesh sepse do ja kërkonte gruaja e tij Linda Rama si kryetare e Partisë Socialiste?

Ka ardhur koha të zgjidhni: E doni Shqipërinë si Europa dhe Amerika apo një Shqipëri si Likja dhe Monika?

 

Fraksion.com