Nëntetar Dritan Shehaj, personazhi i muajit në Forcën Detare shqiptare
Nëntetar Dritan Shehaj është vlerësuar si personazhi i muajit në Forcën Detare shqiptare.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shpreht se “Nëntetar Dritan Shehaj shërben si radist në ishullin e Sazanit nga ku krahas Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, raporton në kohë reale për çdo rrezik në hapësirën detare që është në përgjegjësinë e tij”.
“Respekt për qindra ushtarakët që shërbejnë çdo ditë në tokë, ajër e det për vendin dhe qytetarët. Krenari për Forcat e Armatosura të vendit tonë”, nënvizon Xhaçka.
“Detyra ime është radist dhe përveç kësaj detyre bëj dhe detyrën e rojës së sinjalit, që do të thotë se vrojtoj hapësirën detare dhe ajrore dhe raportoj te salla operacionale në Pash Aliman. Gjatë ditës, shërbimin e kryejmë lart te sistemi dhe pamja vizuale është 360 gradë. Krahas pajisjeve elektronike, pra radari, monitorimin e bëjmë dhe me sy të lirë, ose me mjete optike, dylbi. Për çdo situatë kontakti është i vazhdueshëm dhe për anijen e gatshme, kur është në operacion në det dhe për çdo rast mbahet kontakti dhe me bazën operacionale në Pash Aliman”, thekson Nëntetar Dritan Shehaj.
Fraksion.com