Filmi aksion i policisë e shtetit, shkatërrohet banda e kanabisit (VIDEO)
Policia e Shtetit ka finalizohet një operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve
Burime zyrtare nga policia e shtetit bëjnë me dije se nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një hetimi proaktiv disamujor me metoda speciale të hetimit nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, u finalizua operacioni policor ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: G.B., 20 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë; Xh. Xh., 24 vjeç, banues ne Tiranë; A. T., 19 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë; E. Q., 25 vjeç , banues ne Tiranë; E. Z., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë
Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtyre shtetaseve, të cilët ishin duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike të dyshuar si kanabis sativa, të ndarë në doza të vogla, gati për shitje.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të ushtruar nga këta shtetas, si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.