28-vjetori i PS, Balla: Misioni historik, respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka theksuar sot me rastin e ditëlindjes së 28-të Partisë Socialiste të Shqipërisë se, teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.
“Gëzuar ditëlindjen e 28-të Partisë Socialiste të Shqipërisë forcës më të madhe politike të shqiptarëve, e cila sot drejton Shqipërinë tonë në përpjekjen europeiste për të ndërtuar dhe forcuar shtetin modern të së drejtës, sundimin e ligjit dhe parimet e mirëqenies sociale”, thekson Balla.
“Partia Socialiste e Shqipërisë është sot forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator”, shton ai.
“Sot teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar. Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste”, nënvizon Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Fraksion.com