AktualitetPolitikëTë fundit

Zbardhet agjenda e Ramës në Bruksel; Ja takimet

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Bruksel, lidhur me diskutimet mbi çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, por edhe për situatën politike në vend.

Mësohet se gjatë kësaj vizite kreu i qeverisë do të takohet me shefen e diplomacisë së Bashkimit Europian, Frederica Mogherini, takim i cili do të mbahet në orën 17.00.

Më tej do të pritet në takim edhe nga kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk si dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jeane Claude Juncker.

Gjithçka vjen në një kohë kur Presidenti Ilir Meta anuloi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Nga ana tjetër Partia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit.

 

Fraksion.com