AktualitetBota+Të fundit

Toleranca fetare në Burkina Faso nën kërcënimin e sulmeve të armatosura

Një sulmues i paidentifikuar vrau 19 persona dhe plagosi 13 të tjerë në veri të Burkina Fasos, njoftuan burime zyrtare.

Burkina Faso është përfshirë nga dhuna në muajt e fundit. Qindra persona kanë vdekur, dhe rreth 150.000 të tjerë janë detyruar të ikin, nga dhuna që grupet xhihadiste kanë ushtruar në pjesë të ndryshme të vendit.

Në periudhën e fundit, janë shënuar tri sulme të armatosura në objektet fetare të krishtera.

Incidentet kërcënojnë raportet tradicionalisht të mira mes shumicës myslimane dhe komunitetit katolik në Burkina Faso.

Federata e Asosacioneve Islamike në Burkina Faso u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që pavarësisht bindjeve etnike apo fetare, të bashkohen kundër terrorizmit.

 

Fraksion.com