“Të njëjtët politikanë, dogjën 2 breza e po përvëlojnë të tretin”
Zëvendëskryeministri Erion Braçe thotë se zgjedhjet lokale do të mbahen me 30 qershor.
Me një reagim në llogarinë e tij në “Instagram”, ai ka hedhur akuza të forta për opozitën, ku shton se të njëjtët politikanë kanë djegur dy breza në 30 vitet e fundit dhe po pëpiqen të përvëlojnë tashmë edhe të tretin.
Postimi i Braçes:
NE #30VITE, TE NJEJTET POLITIKANE, DOGJEN DY BREZA DHE, PO PERVELOJNE TE TRETIN! Ne fillim brezin e babait, pastaj brezin e djalit, tani te nipit/mbeses! Jane te njejtet shkaterrues, te njejtet zjarrevenes, te njejtet hajdute, te njejtet dhunues e vrases!
Kaq te lire e kemi jeten ne shqiptaret sa, cdo dhjetevjecar falim nga nje brez tek politika e te njejteve terminatore? Kane dy partite e tyre, por gjithnje vjedhin bashke, dhunojne bashke, vene zjarrin bashke, vrasin bashke, Marrin jeten e brezave po bashke!
Jo me!
#30VJET, #3BREZA JANE SHUME!
Boll me!
Nuk ka asnje arsye qe brezi i femijeve te sotem te pervelohet ne zjarrin e ketyre! Perkundrazi, ky duhet te jete brezi qe #BENDREJTESI per dy te tjeret-prinderve e gjysherve! #DREJTESIAERE eshte per ta, e ardhme per ta e per cdo brez qe do i pasoje. Kurre nuk do jene te barabarte pa #DrejtesineeRe! Nje vend pa kete #Barazi kurre nuk do te kete nje brez tjeter, te ri dhe garanci per kete vend! #TeBarabarte tani, #DrejtesiaeRe eshte mundesia, garanti per te drejtat themelore, nisur nga e drejta e votes-sulmuar kriminalisht dje, aksesi i drejte dhe perfshires ne arsim e shendetesi, pjesmarrja ne punesim, prodhim, te ardhura!
#TeBarabarte tani!Me vote, ne #30Qeshor.
Fraksion.com