PD përgatitet për “luftë”; Krijon grupe për mbrojtjen e vendit nga Rama
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Sipas PD, Rama është i rrezikshëm për qytetarët dhe po rrezikon paqen sociale.
“Rama është njeriu më i rrezikshëm për qytetarët. Ai është gati të rrezikojë paqen sociale. Kryeministri i bandës së Avdylajve, ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe kryeprokurorin. Rama po përdor si kamikazë kundër zgjedhjeve të lira anëtarët e KQZ. Përgjimet tronditëse të BILD tregojnë se Rama erdhi në pushtet me banda dhe e shndërroi Shqipërinë në narkoshtet. Pakti i Ramës me krimin na ka mbyllur dyert me BE dhe po na rrezikon edhe vizat. Pasuritë dhe buxheti i shtetit janë në dorë të një grushti oligarkësh. Shqipëria ndodhet në udhëkryq të rrezikshëm. Ne nuk do të lejojmë që Rama të destabilizojë Shqipërinë. Së bashku me qytetarët që duan ndryshimin, së bashku me rininë, ne po krijojmë aleancën për mbrojtjen e vendit. Ne do të mbrojme parimet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ne do t’I japim fund njëherë e përgjithmonë modelit autokratik të Edi Ramës. Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha për Shqipërinë që duan shqiptarët”, tha Bardhi në një deklaratë për mediat.
Fraksion.com