Taulant Balla u shpreh se fundi i Lulzim Bashës do të jetë dosja e lobimit rus në SHBA në fushatën e 2017.
“Lulzim Basha në fushatën e 2017-ës mori 1 mln dollar nga dy oligarkë, njeri familjar i Vladimir Putinit dhe këto para i përdori për të afektuar përmes lobingut. Televizioni juaj meriton një lloj respekti që i shkoi në fund cështjeve.
Të gjithë e dinë. Fundi i Lulzim Bashës është kjo dosje. Po dosja 339? Ato po hetohen. Në prokurori ka një dosje për rastin në fjalë që e nxis prokurorinë që ti shkojë deri në fund dhe nëse ka ndonjë politikan që ka përdorur lidhjet kriminale të shkojë në burg. Por në fushatën e 2017 një parti financohet nga Rusia…
Meqë e ke Lulin komshinj, dil e shih kur del Luli me çanta. Në cilin vend zbulohet që një parti që synon të vijë në pushtet, lideri i vet firmos vetë të bëjë një kontratë lobimi, paratë paguhen nga kompani që vijnë nga Rusia dhe kjo cështje hetohet sot, ka ardhur së fundmi edhe përgjigjet nga SHBA dhe Basha është person përgjegjës dhe kryetari i opozitës hetohet nga SHBA”, tha ai.
E ndërsa ka nisur procedurën për shkarkimin e Presidentit, të enjten PS-ja pritet që të miratojë një rezolutë pas vendimit të presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Por për cfarë do të shërbejë kjo rezolutë? Taulant Balla i ftuar në Report Tv shpjegoi se ‘Rezoluta që pritet që të miratohet u drejtohet institucioneve, janë detyra që u lihen institucioneve, detyra për të vijuar Kushtetutshmërinë’ tha ai.Por cfarë parashikon rregullorja për shkarkimin e Presidentit. “Menjëherë pas kësaj grupi i PS-së do të fillojë procedurat për t’i kërkuar Kuvendit shkarkimin. Hartohet kërkesa, i dërgohet Kuvendit, njoftohet Presidenti dhe më pas fillon një procedurë, Komisioni i Ligjeve vlerëson kërkesën, ngrihet komisioni hetimor.
Presidenti është në detyrë deri kur vendimi për shkarkimin e tij të certifikohet nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata në fund të korrikut do të jetë me anëtarë të rinj. Funksionaliteti mund të jetë në fillim të shtatorit” tha Balla
Fraksion.com