AktualitetPolitikëTë fundit

Konferenca e Kryetarëve, shkarkimi i Metës: Kuvendi të enjten pesë orë debat

Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Seanca parlamentare e së enjtes do të jetë e mbushur me debate lidhur me dekretin e Presidentit Ilir Meta, për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e tij.

Debati do zgjasë 5 orë dhe do ndahet në mënyrë proporcionale mes grupeve parlamentare. Koha më e gjatë do i takojë grupit të PS-së.

Kërkesa u miratua me konsensus mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës së re parlamentare.

Është ky vendimi i marrë ditën e sotme në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, me praninë edhe të opozitës së re parlamentare.

Mësohet se dekreti do të jetë pika e parë e rendit të ditës.

 

Fraksion.com