AktualitetTë fundit

Ambasada e SHBA: Punë intensive për formimin e drejtësë së re, trajnim gjyqtarëve

Ambasada e shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon punën intensive për të kontribuar në formimin e një Drejtësie të re dhe profesionale. Për këtë, një vëmendje e veçantë i kushtohet trajnimit të gjyqtarëve të përzgjedhur duke i çuar në Universitetet më të mira amerikane të kësaj fushe.

Përmes Fotos së Ditës | Zyra e OPDAT e Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës e Departamentit të Shtetit, bën të diturr se mundësoi pjesëmarrjen e Naureda Llagami, kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Alfred Balla, zv. kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë shqiptare të përfshirë në çështje ligjore dhe gjyqësore, në seminarin e universitetit Tulane mbi hartimin e legjislacionit, një program dy javor në një nga universitetet më prestigjioze amerikane mbi hartimin efikas të ligjeve në mbështetje të formave demokratike të qeverisjes.

Karriera, edhe në Drejtësi, kalon vetëm përmes përkushtimit, ndershmërisë dhe trajnimit nga më të mirët.

 

Fraksion.com