Rama në takim me ambasadorët: Për dekretin vendos KQZ dhe Kolegji Zgjedhor
Sot kryeministri Edi Rama ka komunikuar për 90 minuta në selinë e kryeministrisë me ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE. Burime nga takimi i thanë Top Channel se e drejta e qytetarëve për të zgjedhur, afirmimi i shtetit të së drejtës dhe kërcënimi që i bëhet reformës në drejtësi kanë qenë linjat kryesore të diskutimit.
Sipas kryeministrit, Presidenti ka shpikur një nocion të panjohur në historinë e republikave parlamentare, çdekretimin, gjë që Edi Rama mendon se nuk mund të tolerohet në asnjë mënyrë.
Gjithnjë sipas Rames, kjo do t’i hapte rrugën jo zgjedhjeve me opozitën, po kaosit institucional që synojnë opozita bashke me Presidentin Ilir Meta; të cilët duan të varrosin drejtësinë. Kryeministri ka argumentuar se kjo është pjesë e përpjekjes për të penguar negociatat me BE, qe do ta çonin drejtësinë në një fazë të re gjykimesh e ndëshkimesh të politikaneve të korruptuar.
Për sa i përket datës së zgjedhjeve, Rama ka thënë se i takon KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor si gjykata. E zgjedhjeve, të vendosin çfarë do të bëjnë me dekretin nul të Presidentit që juridikisht quhet akt absolutisht i pavlefshëm.
Fraksion.com