AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Asgjë s’na ndal; Zgjedhjet më 30 qershor; S’jemi Republikë Presidenciale

Vendimi i presidentit ishte i pritshëm, ka thënë Rama në mbledhjen e kryesisë së PS e ndërsa raportohet se kryeministri ka kërkuar takim me ambasadorët e BE-së.

Sipas burimeve, Rama ka thënë se asgjë nuk i ndal të vijohet me zgjehdjet e 30 qershorit dhe se ditën e enjte siç konfirmoi ministrja Spiropali, do ketë debat për vendimin e Metës dhe seanca do mbyllet me një rezolutë për shkarkimin e presidentit.

Një vendim i tillë kërkon 2/3 e votave që të miratohet. Kjo do të thotë se duhen edhe votat e opozitës së re.

‘Vendimi i presidentit ishte i pritshëm! Ne jemi Republikë Parlamentare, jo Presidenciale. Ndaj asgjë s’na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin. Të enjten debat shumë i gjatë parlamentar. Të shpalosim të gjitha argumentet kundër këtij vendimi të presidentit. E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e presidentit. Duhet të fokusohemi tek 30 qershori. Jemi në mes të lojës. Pas debatit çështja diskutohet ne KQZ e me pas do kalojë në Kolegj Zgjedhor. Fokusi jonë është 30 qershori’.

 

Fraksion.com