PS: Do nisim proçedurën për shkarkimin e Metës të enjten në Parlament
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka bërë me dije se kryesia ka diskutuar dhe vendosur nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Meta, duke filluar nga seanca e së enjtes.
Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Do fillojmë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga Presidenca të enjten. Është detyra jonë për të mbrojtur Kushtetutën”, tha Spiropali.
Gjithashtu në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste është diskutuar në lidhje me akordimin e fondit për dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga tërmeti në Korçë. Zonja Spiropali tha se qeveria ka akorduar një fond prej 70 milionë lekësh të vjetra, për rindërtimin e banesave dhe se biznesit i është bërë thirrje që t’i bashkohen fushatës së solidaritetit.
Fraksion.com