AktualitetPolitikëTë fundit

Murrizi: Nuk ka fjalë çdekretim në Kushtetutë; Shpikje e Metës

Nënkryetari i Parlamentit, njëkohësisht deputet i opozitës, Myslym Murrizi në një deklaratë për median theksoj së në Kushtetutë nuk ka fjalë çdekretim.

Ai theksoi se Kushtetuta është ndryshuar me vullnet të Bërishës dhe Ramës për sistemin zgjedhor por çdekretim nuk ka. Megjithëse ai i qëndron kauzës së ndryshimit të sistemit zgjedhor.

“Të gjithë flasin në emrin e qytetarëve por të gjithë i janë fshehur qytetarëve si djalli temjanit. Ajo që ka ndodhur është një shpikje alla-shqiptare!

Nuk kam lexuar asnjë rresht të kushtetutës fjalën çdekretim, ne Kushtetutë ka vetëm dekretim. Kushtetuta është ndryshuar me vullnet të Bërishës dhe Ramës por çdekretim nuk ka. Por unë qëndroj të njëjtës kauzë, atë të ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Unë kam qenë në çdo seancë të Kuvendit dhe do të jem në çdo seance, dhe të enjten. Votime në 30 qershor do të ketë, por nuk do të ketë zgjedhje në të gjitha bashkitë”, deklaroi Murrizi.

 

Fraksion.com