AktualitetNATO/BETë fundit

Moldavia në krizë politike; Deklaratë nga zëdhënësi i NATO-s

“NATO po ndjek me shqetësim krizën politike në Republikën e Moldavisë. Ne i bëjmë thirrje të gjitha forcave politike në vend që të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje dhe të zgjidhin dallimet e tyre përmes dialogut, në respekt të plotë të sundimit të ligjit.

Liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike të Republikës së Moldavisë duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer këtë krizë.

Ne riafirmojmë mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s ndaj Republikës së Moldavisë në reformimin e institucioneve të saj të mbrojtjes dhe sigurisë. NATO dhe Republika e Moldavisë kanë qenë partnerë të afërt për më shumë se 25 vjet. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Moldavisë.”, përfundon deklarata e zëdhënësit të NATO-s mbi situatën në Republikën e Moldavisë.

 

Fraksion.com