AktualitetPolitikëTë fundit

Kreu i delegacionit të BE në Tiranë, Soreca, mbledh ambasadorët për anulimin e zgjedhjeve nga Meta; Rama i pret një orë më vonë në Kryeministri

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian Luigi Soreca do të mbledhë ambasadorët në zyrën e tij për të diskutuar mbi situatën e pazakontë të krijuar nga vendimi i Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjehdjet vendore.

Pritet që ambasadorët të dalin me një vendim, ndërkohë që gjatë gjithë këtyre ditëve kanë bërë thirrjer në drejtim të opozitës për t’iu rikthyer institucioneve.

Mësohet se në të njejtën kohë kryeministri Edi Rama ka kërkuar takim më ambasadorët e BE, takim që pritet të mbahet në orën 11.00.

Takimi do të bëhet në kryeministri, dhe vjen pas konferencës së Presidentit Ilir Meta që firmosi shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve, duke i anulaur pa afat dhe duke kërkuar caktimin e një date të re me marrëveshje politike.

 

Fraksion.com