AktualitetKosovaTë fundit

Clinton e Allbright do të shëtisin rrugëve të Prishtinës për 20 vjetorin e lirisë së Kosovës

Është bërë publike agjenda zyrtare e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Nga data 11 deri në datën 12 është paraparë të mbahen disa aktivitete.

Aktivitetet për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së Trupave të NATO-s në Kosovë do të fillojnë nesër në ora 20:00 kur është paraparë të mbahet edhe koncerti i Filarmonisë së Kosovës në Katedralën “Nëna Tereze”.

Të nesërmen, ndërkaq aktivitetet fillojnë që nga ora 11:00, kur edhe mbahet tubimi qëndror në Sheshin Skenderbeu.

Është konfirmuar se Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe Ish- Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20-vjetorit të lirisë.

Nga ora 14:00, është paraparë ecja për liri, ku personalitete të larta ndërkombëtare dhe vendore ecin nga hoteli  “Sëiss   Diamond”, deri te Busti i Sekretares Albright.

Pas ecjes bëhet edhe përurimi i bustit të sekretares Albright. Më vonë do të bëhet vizitë shtatores së ish-presidentit Bill Clinton.

Në orën 17:00 ndërkaq është paraparë të mbahet konferenca ndërkombëtare e sigurisë,

“20 Vite Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”./Gazeta Express

 

Fraksion.com