AktualitetPolitikëTë fundit

Çdekretimi i Metës, ambasadori i OSBE: Çështje mes parlamentit dhe Kushtetutës

Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Berndt Borchardt komenton vendimin e Presidentit Ilir Meta, për anulimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor.

Nga një aktivitet ku ishte i pranishëm ditën e sotme, ai tha se anulimi i zgjedhjeve është çështje e brendshme e Shqipërisë.

Lidhur me kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ambasadori deklaroi se, “Kjo është çështje e brendshme në Shqipëri, mes parlamentit, Kushtetutës, dhe më pas Gjykatës Kushtetuese”.

I pyetur nëse do të ketë zgjedhje në 30 qershor, ai tha se institucionet shqiptare duhet të marrin një vendim për këtë dhe se janë çështje të vështira me pikëpamje të ndryshme ligjore, të cilat duhen parë në vijimësi se kush ka argumentin më të mirë ligjor.

 

Fraksion.com