Budapest, vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit në aksidentin në Danub
Në Budapest po vazhdojnë edhe sot operacionet e kërkimit për personat e zhdukur pas mbytjes së një anijeje në lumin Danub, ndërkohë që bëhen përpjekje paralele për të nxjerrë nga uji anijen e zhytur.
Zyrtarët hungarezë thanë dje se anija me turistë nuk ka gjasa të nxirret nga uji përpara ditës së martë.
Në momentin e aksidentit, në bord ndodheshin 33 koreano-jugorë dhe një ekuipazh prej dy vetësh me shtetësi hungareze. Mjeti lundrues u përplas me një anije shumë më të madhe, më 29 maj.
Shtatë koreanë jugorë arritën të shpëtohen pas aksidentit, ndërsa tetë pasagjerë përshirë kapitenin e anijes rezultojnë ende të zhdukur.
Autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e të paktën 19 personave.
Grupe zhytësish hungarezë e koreano-jugorë po punojnë prej ditësh që të bëjnë të mundur nxjerrjen e anijes turistike.
Fraksion.com