AktualitetBota+Të fundit

Pentagoni kërcënon të ndërpresë programe stërvitore me Turqinë

Ushtria amerikane i ka dhënë Turqisë afat deri në fund të korrikut për të ndalur blerjen e një sistemi rus të mbrojtjes ajrore. Pentagoni paralajmëron se nëse realizohet blerja, Shtetet e Bashkuara do ta heqin Turqinë nga lista e aleatëve të NATO-s që përfitojnë nga programi i avionëve luftarakë F-35.

Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan i dërgoi një letër homologut të tij turk ku thotë se më 31 korrik do të ndalet stërvitja e pilotëve turq dhe se Turqia nuk do të lehohet të marrë në dorë katër avionët F-35 që ka blerë nga Shtetet e Bashkuara, nëse e finalizon blerjen e kapaciteteve ushtarake nga Rusia.

Zoti Shanahan paralajmëroi gjithashtu se blerja e sistemit rus të mbrojtjes, S-400 kërcënon të dëmtojë edhe marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin dhe NATO-n.

Shtetet e Bashkuara e kanë përsëritur disa herë se e konsiderojnë sistemin rus të mbrojtjes një kërcënim për avionët luftarakë amerikanë F-35 që dëshiron të blejë Turqia. Uashingtoni thotë se Turqia nuk mund të zotërojë të dy këto kapacitete ushtarake.

 

Fraksion.com