“Opozita iku nga parlamenti sepse SHBA i hoqën vizën Saliut”
Kandidati socialist, njëherë kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur gjatë takimit të tij elektoral në Shëngergj, u shpreh se opozita e sotme është peng e Sali Berishës. Sipas tij ishte pikërisht heqja e vizës që SHBA i bënë Berishës arsyeja e vërtetë sepse opozita u largua nga Parlamenti dhe vendosi të zbresë në rrugë.
“Meqë po flisja për Amerikën nuk besoj se është sekret, ikën nga Parlamenti sepse Saliut i hoqën vizën. Dhe kur Amerika të heq vizën sigurisht që luan nga fiqiri”, tha Veliaj.
Dhe kjo sipas tij për vet faktin se Berisha në gati 30 vite pluralizëm politikë ka treguar se është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm për interest e tija politike dhe personale.
“Tani pse një plaku që siç e tha Blerina i ka bërë Shqipërisë gjithë këto të liga? Duke filluar se si një ish-komunist u bë antikomunist dhe futi përçarjen dhe vëllavrasjen mes nesh, se si shkatërroi Shqipërinë në 1992, se si i degjeneroi njerëzit. Nuk rrahu vetëm socialistë në 1996, por çfarë t’i dilnin përpara, me gazetarë e me të huaj. Dogji gazeta. Gjysma e varrezave që kemi sot janë të gjithë me një datë. Viti 1997. Shqiptarë me shqiptarë duke u vrarë për njëri-tjetrin, ndërkohë që ai krekosej si kaposhi mbi pleh dhe thoshte lekët janë të sigurta, kjo është Zvicra jonë dhe i pa shqiptarët të vriteshin me njëri-tjetrin. Mbaroi 1997, në 1998 me antitank, bjeri shqiptarëve me shqiptarë të tjerë. Ishte kohë kur në Tiranë i thonin Tanksi, sepse vajtën morën tanket në gardë. Ishte Amerika që ndërhyri që të ktheheshin tanket. Kujtoni Gërdecin. Dhe aty kuptoni se çfarë janë gati të bëjnë këta kur kanë pushtet”, tha Veliaj.
Fraksion.com