LIVE; Protesta nis me kapsolla, PD sfidon SHBA-BE: Sot vendos populli
PD dhe aleatët e saj kanë nisur protestën e tetë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Që në fillim tymuese dhe kapsolla janë hedhur nga ana e militantëve ndërsa opozita është shprehur më herët se kjo protestë është vendimtare.
I pyetur për planin e selisë blu, ish-deputeti Luan Baçi tha se fati i tubimit është në dorën e qytetarëve.
“Kryetari Lulzim Basha ka folur qartë. Janë qytetarët ata që do të vendosin” – tha ai i pyetur nëse do të shënohen akte dhune.
Ndërkohë SHBA dhe BE u kanë bërë thirrje më herët organizatorëve që të shmangin hedhjen e mjeteve shpërthyese.
Ambasadat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar PD-së të ulet në dialog, apel ky që është injoruar në vijimësi.
Fraksion.com