AktualitetPolitikëTë fundit

Ambasada Britanike reagon para protestës së opozitës: Urgjent dialog për të kapërcyer krizën

Kur kanë mbetur edhe pak orë para protestës së opozitës së bashkuar, ambasada britanike në Tiranë nëpërmjet një deklarate për mediat, apelon për  një proteste të rregullt e paqësore.

Nëpërmjet komunikatës, ambasada britanike në Tiranë shprehet se dënon të gjitha aktet e dhunës.

Gjithashtu i bëhet thirrje palëve politike që të ulen urgjentiht për dialog në mënyrë që të tejkalohet kriza në vend.

“Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme të opozitës. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm.  Ne vazhdojmë ti bëjmë thirrje të gjitha palëve të ulen urgjentisht në dialog për të tejkaluar krizën politike që ka kapluar vendin”, thuhet në deklaratën e ambasadës britanike në Tiranë.

 

Fraksion.com