AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Do t’i ndërtojmë shtëpitë e Floqit brenda verës; Fond nga çdo bashki

Kryeministri Rama gjatë një takimi me banorët e Njësisë Nr 10, në Tiranë premtoi se banesat e prishura nga  tërmetet në fshatin Floq të Korçës, do të rindërtohet dhe për këtë do të përdoret edhe një pjesë e fondeve të fushatës.

Rama ka premtuar edhe një herë se qeveria do të bëjë të mundur rregullimin e banesave dhe kompensimin e banorëve. Kryeministri më pas ka thënë se në ndihmat e fshatrave të prekura do të kontribuaojnë edhe bashkitë socialiste.

“Për Floqin do bëjmë fond solidariteti, çdo bashki do marri përsipër një shpi. Do bëjmë një llogari dhe një pjesë të fushatës nga KQZ ti fusim aty. Më mirë një shpi për ata sesa postera dhe reklama. Do ta bëjmë. Ishte shumë keq ishin dëmtuar shumë. Një fëmijë i vogël qante aty. Kishte qenë shumë i fortë. Tmerr i madh. Ta fillojmë ta mbarojmë brenda verës. Ishte shumë ftohtë. Ta mbarojmë nga shtatori.” ka thënë Rama.

Ndërsa Veliaj ka thënë : Edhe ne si këshill do të japim një ndihmë jo të vogël. Po të ndahen është okej.

 

Fraksion.com