Rama: Asnjë negociatë deri në 30 qershor, grupe kriminale dhe njerez te paguar do të prishin zgjedhjet
Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka asnje negociate deri ne date 30 Qershor.
Ai deklaroi se nuk do ketë mijera njerez ne 30 Qershor, do kete grupe kriminale dhe njerez te paguar, por besoj qe deri ne ate dite do fillojne te mendojne per problemet me pas.
“Nuk do ketë mijëra njerëz në 30 qershor, do ketë grupe kriminale dhe njerëz të paguar, por besoj që deri në atë ditë do fillojnë të mendojnë për problemet më pas”, tha Rama
Gjatë intervistës në real story, Rama deklaroi se ne jemi ne fushate dhe do shkojme 30 Qershor per te fituar ate qe do na japin njerezit. Ai tha se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvilloheshin dhe se ishte i sigurt 100%.
““Patjetër që jemi të sigurt. 100% të sigurt. Presidenti ka thënë nëse palët bien dakord unë jam dakord që ta shtynë. Por ka diçka që pala kryesore që jemi ne nuk jemi dakord. Presidenti ka qenë shumë korrekt për këtë gjë që ua kalon palëve. Ne nuk jemi dakord dhe kaq. 30 qershorin nuk e kemi vendosur ne. Është vendosur nga Kushtetuta”, tha Rama.
Rama komentoi edhe protestat e opozitës duke thënë se eshte nje popull imagjinar. “Nuk eshte populli i Shqiperise, eshte nje grup i vogel i nje partie“, tha Rama.
Kryeministri u ndal edhe tek proçesi i zgjedhjeve dhe tek ata që do prishin proçesin.
“Ndalimi i udhetimit nese prishen votat? Une nuk flas ne emer te SHBA apo te BE por flas ne emer te legjislacionit te SHBA dhe te BE. I kemi marrë masat ne, do jenë më filmime çdo gjë, dhe do ketë dënime të forta. S’ke si të thuash që nuk isha unë në qendrën e votimit, por ishte vllai”, tha ai në “Real Story”.
Fraksion.com