Pas akuzuave për përdhunim, Neymar përfundon në polici
Ylli i futbollit i Brazilit Neymar është paraqitur në një stacion policor në Rio de Janeiro për të bërë një deklaratë pas një akuze për përdhunim, tha avokati i tij.
Ylli mohoi akuzat për përdhunimin e Najila Trindade në një hotel në Paris më 15 maj dhe falënderoi tifozët e tij jashtë stacionit për mbështetjen.
Trindade ngriti padi të premten e kaluar duke thënë në një kanal televiziv se donte drejtësi.
MasterCard pezulloi një fushatë reklamuese me Neymar.
Kompania e kartës së kreditit tha se do të ndalonte përdorimin e imazheve të yllit të futbollit, që është imazhi më i shtrenjtë në botë dhe luan për Paris St-Germain, derisa situata të zgjidhet.
Nike Inc tha se ishte shumë i shqetësuar për akuzat për përdhunim ndaj Neymar, të cilin e sponsorizon.
Neymar u paraqit në polici me paterica pasi lëndoi kyçin e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes së Brazilit me Katarin në Brazilia të mërkurën.
“Ne jemi absolutisht të sigurt që do të provojmë pafajësinë e klientit tonë. Neymar dha të gjitha sqarimet që duhet të jepeshin”, tha avokati.
Duke folur në derën e stacionit të policisë, futbollisti u shpreh: “Vlerësoj mbështetjen dhe të gjitha mesazhet që bota më ka dërguar, miqtë, tifozët e mi, që bota është me mua. Ju falenderoj.”
Trindade, e cila është gjithashtu nga Brazili, thotë se u njoh me Neymar në Instagram.
Ndërsa deklaroi për televizionin SBT Brasil se ishte tërhequr nga futbollisti dhe kishte dashur të bënte seks me të.
Ajo fluturoi drejt Parisit dhe u vendos në një hotel me shpenzimet e tij. Kur u takua me Neymar, ajo tha se ishte agresiv dhe krejtësisht ndryshe nga djali që kishte njohur në mesazhe.
Trindade shtoi se ishte përgatitur fillimisht për seks konsensual dhe i kishte kërkuar futbollistit përdorimin e një prezervativi.
Sipas saj Neymar refuzoi, u bë agresiv dhe e përdhunoi.
Edhe pse i kishte thënë të ndalej, Trindade pohon se ai kishte refuzuar.
Ajo e përshkroi incidentin si “një sulm me dhunë”. SBT publikoi një pjesë të intervistës në Tëitter (në portugalisht).
Exclusivo! Modelo que acusa Neymar de estupro fala com Roberto Cabrini. Hoje, às 19h45, no #SBTBrasil pic.twitter.com/ZDqoFJlOIe
— SBT Jornalismo (@sbtjornalismo) June 5, 2019