AktualitetPolitikëTë fundit

Nard Ndoka: Të gradohet kush nxorri përgjimet e dosjes “339”, do nxjerrim edhe për Ramën. Prisni se kemi më

Prokuroria ka nisur hetim për nxjerrje të sekretit hetimor, në lidhje me publikimin e përgjimeve nga “Bild”

Po Nard Ndoka shprehet se ky person që e ka bërë një gjë të tillë duhet të gradohet.

“Këto nuk kanë ardhur nga qielli. Kanë qarkulluar, ka informacione, ka të dhëna, janë të verifikuara. Nuk është se u vodhën në Prokurori.

Padiskutim që meriton të gradohet ai person, por nuk dihet nëse është nga Policia apo nga Prokuroria.

E meriton një mirënjohje, i ka bërë një shërbim vendit. ishte një k.rim elektoral i groposur”, tha Ndoka.

Më tej, kreu i Partisë Demokristine lëshoi edhe deklarata të forta, duke thënë se do të dalin përgjime të tjera, ku i përfshirë është edhe kryeministri Rama.

“Ky është një kr.im zgjedhor që e lidh direkt kryeministrin. Ky është kupola.

Presim… do të jetë edhe kryeministri duke folur me drejtues të KZAZ-ve”, tha Ndoka.

 

Fraksion.com