AktualitetPolitikëTë fundit

Cakaj takon Hahn në Bruksel : Shqipëria e meriton hapjen e negociatave me BE

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj është takuar me sot komisionerin e zgjerimit Johannes Hahn në Bruksel. Në një postim në Twitter, Cakaj tha se diskutuan mbi përgatitjet për hapjen e bisedimeve dhe se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm. Ndërsa theksoi se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave me BE. Pas Hahn, Cakaj do të takojë edhe Federica Mogherinin.

“Kisha një takim të madh me Johannes Hahn në Bruksel sot. Diskutuam mbi përparimin e konsiderueshëm të Shqipërisë në pikat kryesore, situatën e brendshme, si dhe përgatitjet për hapjen e negociatave të pranimit. Shqipëria meriton hapjen e negociatave të pranimit në BE tani,”shkruan ai.

 

Fraksion.com