AktualitetPolitikëTë fundit

Projektet e kryeqytetit; Investimet në infrastrukturë i hapin rrugë zhvillimit

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e bashkisë së  Tiranës, Erion Veliaj zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e njësisë nr 3, duke konsumuar kafen e mëngjesit.

Gjatë takimit, Rama foli për lejet e ndërtimit që duhet të jepen apo edhe projektin e “Unazës së Madhe” . Ai u ndal edhe te investimet ku theksoi se këto të fundit nuk bëhen sot për sot por do t’i hapin rrugë zhvillimit.

“Investimet në infrastrukturë nuk bëhen sot për sot. Është raporti 5 shtëpi për 50 vjet. Tjetra gjë është e sigurt në vend që të rrinë të shohin nga qielli ndërtojnë dhe marrin përqindje si gjithë pronarët e tjerë. Situata te Unaza e Re është tjetër gjë tregon se është avantazh. Nuk ka një rrugë tjetër, i duhet hapur rrugë zhvillimit. Dhe njerëzit fitojnë. Ndërtimi nuk është me detyrim në kohën që ti je pronar. Ti vendos. Faktikisht se këtu si në gjithë botën, zhurmën e bën lajmi i keq. Ndodh një rast për një arsye për një tjetër edhe manipulohen edhe bëhen. Por, bashkia lejen e jep në këtë bazë. Edhe ajo historia për Përmbarimin që u bë skandal i madh. Kompania i kishte dhënë kontratën ndaj fitoi, ‘urdhëro këtu je pa leje’ ,-tha Rama.

Nga ana e tij, Veliaj u shpreh në lidhje me shpronësimet e banesave në Unazën e Madhe se janë dy mundësi. “Ne mund të kemi dy mundësi që së pari kur të vijë koha që gjurma të përkthehet në projekt të shpronësohen se fjala vjen do të vazhdojë unaza të bashkohet, do të vazhdojë në Tufinë, do të zbresë tek bregu i Lumit dhe do të bashkohet me Shqiponjën. Kështu që për të gjitha këto arsye ose do të shpronësohen ose mundësia tjetër është të mbrohet një grup banesash”, tha ai.

 

Fraksion.com