Njoftimi i Cakaj: 50 diplomatë të larguar nga detyra
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj deklaroi sot se janë larguar dhe transferuar nga detyra 50 diplomatë shqiptarë.
Shqipëria nuk meriton asgjë më pak sesa meritokraci, profesionalizëm në detyrë dhe shërbim cilësor në diplomaci. Lidhur me këtë parim themelor, komunikoj se 80% e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë në botë nuk do të jenë më të njëjta. Ato duhet të ndryshojnë rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve. Ato duhet të ndryshojnë në strukturë sepse fluksi i kërkesave të qytetarëve shqiptarëve nuk mund të përballohet më as me dembelizëm as me inercinë e rutinës ditore dhe as me arrogancën e epërsisë institucionale”, tha Cakaj.
“Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë mbi 50 përqind e pasaportave diplomatike të Shqipërisë do shpallen të pavlefshme”, bëri me dije ministri.
Fraksion.com