Kush janë agresorët që sulmuan me shufra hekuri ish-bodigardin e Berishës dhe djalin e tij
Sot u arrestua njëri nga agresorët e ish-bodigardit të Sali Berishës dhe djalit të tij. Ai është Zamir Sijani 43-vjeç nga fshati Xhafzotaj i Durrësit.
Por kush janë të tjerët? Report Tv sjell më poshtë fotot e shtatë personave që u përfshinë në përplasjen me shufra hekuri në bulevard. Personat që shihni në foto janë agresorët që me shufra hekuri në protestën e 2 qershorit të opozitës dhunuan babë e bir, Ymer dhe Erjon Çela. Kur kanë kaluar afro dy ditë nga ky sulm, vetëm njëri është kapur.
Report TV solli ekskluzvishit pamjet ku agresorët dallohen dhe mund të identifikohen teksa përleshen me ish-truprojën e Sali Berishës, Ymer Çela dhe djalin e tij, por vetëm njëri është kapur. Për Report Tv, Erjon Çela tha se ata ishin protestues dhe nisën t’i dhunonin pasi njohën babain e tij të cilin e thërritën në emër. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi se babë e bir u dhunuan nga agjent policie të infiltruar, tezë e mbështetur edhe nga mediat pranë opozitës.
Për t’i bërë më të identifikueshëm këta agresorë Report TV ka shkëputur edhe foto në momentin e agresionit, dhe tashmë i mbetet policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e të tjerëve dhe për të sqaruar nëse ata ishin protestues siç duket në këto pamje apo agjent të inflitruar sipas pretendimit të opozitës.
Fraksion.com