“Vdekje për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”; Kështu festohet titulli kampion
“Vdekje për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”, ishin vetëm disa nga sloganet që u dëgjuan mbrëmë nga një pjesë dërmuese e qytetarëve maqedonas ndërsa festuan titullin Kampion Evropian të klubit të hendbollit ‘Vardar’ në Sheshin e Shkupit.
Ndërkohë janë vërejtur vetura të dëmtuara dhe të shkatërruara të shtetasve kosovarë që kishin shkuar në Shkup për të ndjekur koncertin e këngëtarit të madh botëror, Sting.
Qytetarët kosovarë janë ankuar se huliganë maqedonas kanë dëmtuar veturat e tyre të parkuara nëpër vende të ndryshme në Shkup, vetëm sepse kanë qenë me targa nga Kosova, shkruan Alsat.
Kjo është vetëm një pjesë e brohoritjeve raciste:
Fraksion.com