Socialdemokratët drejtohen nga trio përkohësisht deri në zgjedhje
Partia Socialdemokrate gjermane që pësoi një tronditje të fortë pas dorëheqjes së papritur të kryetares, Andrea Nahles, pritet të drejtohet përkohësisht nga një trio politikanësh.
Të hënën (03.06), Andrea Nahles u dorëhoq edhe zyrtarisht si kryetare e SPD. Pas kësaj ajo u largua nga seanca e kryesisë në selinë Willy Brandt me fjalët “kalofshi mirë”. Kryesia vazhdoi konsultimet pa Nahles. Ndër të tjera diskutohet edhe për zhvillimin para kohe të kongresit të partisë, që do të bënte një bilanc të gjysmës së mandatit të koalicionit të madh. Nga ky kongres, i cili ishte parashikuar të zhvillohej në dhjetor, varet shumë edhe fati i koalicionit qeverisës në Gjermani do të zgjedhë edhe kryetaren apo kryetarin e ri të partisë./DW
Fraksion.com