Sherri me shufra hekuri mes protestuesve; Rama: Barbari, pabesi, turp
‘Barbari, pabesi, turp’, thotë kryeministri Edi Rama atë që ndodhi mbrëmë mes protestuesve të opozitës që u rrahën me njëri tjetrin me shufra hekuri, ndërsa Sali Berisha akuzoi Policinë e Shtetit.
Kreu i qeverisë ka shpërndarë videon me pamjet që tregojnë qartësisht se protestuesit, Ymer Çela që është ish-bodigard i Sali Berishës dhe djali i tij, Erjoni nuk u goditën nga Policia e Shtetit, por u rrahën me njëri tjetri me shufra hekuri në protestën e mbrëmshme të opozitës shqiptare që ishte e shtata dhe që degjeneroi në dhunë ndaj efektivëve dhe institucioneve.
Reagimi ka qenë i ashpër edhe nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj që kërkoi një përgjigje nga Sali Berisha.
“Nga frymëzuesit dhe ekzekutuesit e dhunës së mbrëmshme, tashmë duhet një përgjigje publike për insinuatën e akuzave monstruoze kundër Policisë, që rezultuan në një blof të turpshëm, të ngjashëm me atë të “çadrave pistoletë” të 2011-ës”, shkruan Lleshaj.
Kujtojmë se policia arrestoi 4 të dyshuar lidhur me protestën e djeshme, ndërkohë që tha se 10 policë kanë ngelur të plagosur.
Fraksion.com