Rama videoinformacion mbi shërbimet e përfituara përmes kartës së studentit
Kryeministri Rama ka shpërndarë sot një videoinformacion mbi shërbimet e përfituara përmes kartës së studentit.
Në kuadër të Paktit me Universitetet, qeveria mban premtimin për Kartën e Studentit.
Çmime të reduktuara për transport dhe 14 fusha të tjera shërbimesh përfitojnë të rinjtë, me Kartën e re të Studentit.
Tashmë Karta e Studentit është sot realitet i prekshëm në duart e studentëve, që përfitojnë çmimeve të reduktuara për shërbime të ndryshme në fushën e shëndetësisë, artit, kulturës, sportit, banka e deri në fushën e drejtësisë.
Studentët tani përfitojnë me Kartën e Studentit: përgjysmim të tarifave për Teatër, muze, galeri, parqe, kontroll shëndetësor, barna me rimbursim, paketa shëndetësore, strehim social, stadium, pallate sporti, palestra, shtëpi pushimi, zona të mbrojtura, shërbime bankare, kredi, kurse formimi profesional të rimbursueshme, certifikata gjyqësore dhe shërbime noterie.
Fraksion.com