Prokuroria kërkoi arrest me burg për Klevis Balliun, shtyhet seanca
Seanca e sotme në Gjykatën e Apelit ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu i akuzuar për dhunë ndaj policisë është shtyrë, teksa Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg”.
Pas daljes nga seanca Balliu është shprehur se kjo, “është thjesht një çështje politike për të trembur opozitën, për të trembur qytetarët që të mos dalin të protestojnë”.
“Erdhëm për të marrë vendimin për një arrestim politik, për akuza politike ndaj meje dhe disa protestues të Unazës, dhe sot seanca u shty sepse nuk është njoftuar njëri apo nuk është njoftuar tjetri, sepse duhet të kemi parasysh se nuk bëhet asgjë në bazë të ligjit”, u shpreh Balliu.
Balliu u shpreh se, “nuk ka asgjë që e ndalon për të vijuar protestën”.
Fraksion.com