AktualitetPolitikëTë fundit

Presidenti i OSBE-së, vizitë zyrtare sot në Tiranë

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka pritur në një takim në Tiranë homologun e tij sllovak, Miroslav Lajcak.

Në fjalën e tij Cakaj në konferencën e përbashkët me Lajcak ka thënë se bashkëpunimi me Sllovakinë është forcuar dhe pritet të zhvillohet edhe më tej.

Cakaj nuk ka lënë pa përmendur edhe protesta e dhunshme të opozitës ku ka deklaruar se kjo që po bën opozita nuk po i bën mirë vendit.

“Ne kemi diskutuar për marrëdhëniet tona. Presim Komisionin ekonomik për të zhvilluar tregti ekonomike. Kemi biseduar për hapjen e negociatave në qershor. Ai ka mbështetur hapjen e negociatave pa kushte, dhe ai beson se hapja e negociatave konfirmon se BE si një oraganizatë  gobale. Kemi diskutuar edhe për sjelljen e opozitës. Axhenda do të vazhdoj pa asnjë diskutim përkundër dhunës që po bën opozita. Zgjedhjet me 30 qershor dhe nuk ka forcë që i ndalon. Kalendarët do të respektohen. Dhuna është e papranueshme për imazhin ndërkombëtar dhe nuk i kontribuon nevojave të Shqipërisë për hapjen e negociatave” është shprehur Cakaj.

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë në fjalën që mbajti ka deklaruar se në bisedimet me Cakajn kanë biseduar edhe për protestat e opozitës.

Lajcak e ka konsideruar një veprim jo të drejtë djegien e mandateve nga ana e opozitës dhe ka dënuar dhunën ndaj ambasadorit të OSBE Bernd Borchardt në banesën e të cilit disa persona shkruan “Borchardt shame on you”.

“Vendimi i opozitës për të hequr dorë nga mandatet e tyre është për të ardhur keq. Demokracia kërkon kontroll dhe balancë dhe opozita ka një rol të rëndësishme. Pjesëmarrja në institucionet demokratike është e vetmja rrugë drejt pushtetit politik. Dhuna dhe frikësimi i zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare është e papranueshme. Ne e përbuzim fuqimisht përpjekjet e bëra ndaj misionit të OSBE. Ndaj falënderojmë qeverinë për ndërmarrjen e veprimeve të duhura në këtë drejtim”, tha Lajcak.

Fraksion.com