AktualitetNATO/BETë fundit

Papa Françesku: BE-ja rrezikon të ardhmen e saj

Kreu i Vatikanit paralajmëroi Bashkimin Evropian se po rrezikon të humbasë ndikimin e tij dhe thelbin e vërtetë si një bllok i bashkuar nëse udhëheqësit politikë nuk i zgjojnë ëndrrat e themeluesve të saj.

“Nëse Evropa nuk është e kujdesshme për sfidat e ardhshme, ajo do të thahet”, u tha Papa Françesku gazetarëve në rrugën e tij nga Rumania në Vatikan, një javë pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian që shënuan ngritjen e partive të djathta ekstreme dhe euro-skeptike.

Ai gjithashtu kritikoi katolikët fundamentalistë, tradicionalistë, për të cilët tha se janë të mbërthyer në të kaluarën dhe theksoi se traditat e vërteta ishin “gjithnjë në lëvizje”.

“Tradita është një garanci për të ardhmen, jo një kazan hiri”, tha Papa Françesku.

 

Fraksion.com