Flet Haradinaj pas takimit me gjermanët e francezët: Jemi gati për marrëveshje me Serbinë pa i prekur kufijtë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me delegacionin nga Gjermania dhe Franca ka bërë të ditur se kanë diskutuar për rrjedhjen e Samitit të Berlinit, shkruan Gazeta Express.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se kanë diskutuar për parapërgatitjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në paris.
“Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur!”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, tashmë kryeministri së bashku me delegacionin kanë vazhduar në një takim të përbashkët me krye parlamentarin Kadri Veseli e kryenegociatorët, Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj.
Delegacioni sot ndërkaq është takuar edhe me presidentin Hashim Thaçi.
Shkrimi i plotë:
Sot prita delegacionin ndër- qeveritar nga Gjermania dhe Franca, dhe përfaqësuesit e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron, për të diskutuar rrjedhën e Samitit të Berlinit dhe parapërgaditjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në Paris.
Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur!
Fraksion.com