Ekzekutoi 3 persona në 1993; Kapet shqiptari i shumëkërkuar
Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë italiane ka vënë në pranga një 49-vjeçar shqiptar, i cili 26 vite më parë ekzekutoi tre persona dhe më pas u arratis pa adresë.
“Tjetër operacion ndërkombëtar falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me homologët italianë.Finalizohet operacioni ndërkombëtar i koduar “Ëanted 3”. Operacioni i zhvilluar dhe finalizuar në Itali falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Zyrat ndërlidhëse reciproke UCI Albania në Shqipëri dhe Bari në Itali në bazë të informacioneve të siguruara më parë nga Sektori për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, për vendndodhjen dhe gjeneralitetet që përdorte i kërkuari.
Shtetasi Bardh Lula (Luli), më datë 12.06.1993 ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit N.L. , P.L. dhe M.L. Vijonë procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë të personit të dënuar me burgim të përjetshëm”. njofton policia.
Fraksion.com