AktualitetPolitikëTë fundit

Braçe Bashës: Drejtesia e Barabartë nis me akuzën e 4 të vrarëve të 21 janarit

Zv.kryeminsitri Erion Braçe në një postim në Insgaram, i përgjigjet kërkesave të Bashësa, ku thotë ky shtet duhet të bazohet tek drejtësia dhe demokracia.

Braçe i kujton katër viktimat e 21 Janarit, ku thotë se nëse Basha kërkon drejtësi të barabartë, të fillojë me 21 Janarin, protesta e PS ku mbetën të vrarë 4 protestues, në kohën kur qeveria drejtohej nga Berisha dhe Basha.

‘Po shyqyr; Drejtesia e Barabarte nis me gjykimin e akuzes zyrtare te Prokurorise, te cilen Lyrzim Basha e ka mbi kurriz; Hetimin me ne fund te pushkatimit ne mes te dites te kater qytetareve te pa armatosur e te pafaj ne 21 janar nga forcat e armatosura te nje qeverie qe drejtohej nga Sali Berisha dhe Lyrzim Basha’, shkruan ndër të tjera Braçe.

Më poshtë keni statusin e plotë të Erion Braçes:

 

Fraksion.com