AktualitetPolitikëTë fundit

Stoltenberg: Dhuna politike bie ndesh me vlerat demokratike

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg iu ka bërë thirrje aktorëve politikë të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe vetëpërmbajtje. Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, Stoltenberg iu ka shprehur ngushëllimet e tij familjeve të dy ushtarakëve që humbën jetën në Letoni.

Duke iu referuar situatës politike në vend, ai theksoi se dhuna bie ndesh me vlerat demokratike duke kërkuar konsensus dhe dialog.

“Kënaqësi që kthehem në Tiranë. E çmoj këtë rast të jem këtu me ju në këtë përvjetor të çmuar për ju. Që nga momenti që hytë në NATO, Shqipëria ka qenë një anëtare shumë e vyer. Dua të shpreh mirënjohjen për dy ushtarakët trima që humbën jetën në një aksident tragjik. Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia. Trupat tuaja kanë ndihmuar dhe kontribuar në stabilitetin në kuadër të KFOR në Kosovë dhe kundër terrorizmit në Afganistan. NATO është e angazhuar për sigurinë e Shqipërisë dhe kemi shpenzuar 51 mln euro për bazën ajrore ekzistuese dhe për logjistikën. NATO përmes programeve të investimit po modernizon.
KE ka rekomanduar hapjen e bisedimeve për Shqipërinë dhe është e rëndësishme që ky progres të vazhdojë. Në demokraci do ketë gjithmonë debate, por dhuna politike bie ndesh me vlerat tona demokratike. Është absolutisht e papranueshme. Ndaj iu bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe vetëpërmbajtje. Konsensus për të zgjidhur çdo diferencë përmes dialogut. Kjo kontribuon për një të ardhme më të mirë për popullin e Shqipërisë dhe gjithë rajonin”, deklaroi Stoltenberg.

 

Fraksion.com