AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Inskenime politike, s’do lejojmë destabilizim

“Nuk është shfaqje e një shqetësimi popullor, por një inskenim politik”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama referuar protestave të opozitës. Pyetjes nëse mund të ketë një destabilizim të situatës në vend, Rama iu përgjigj prerë se nuk do të lejohet asnjë formë destabilizimi që do lejonte cenimin e imazhit të vendit.

“Në Shqipëri nuk do të ndodhë nuk do të lejojmë asnjë formë destabilizimi që do të lejonte cenimin e imazhit të vendit tonë, përveç cenimit që i japin imazhet e dhunës. Jam i bindur se çdo qytetar e çdo shqiptar që e do këtë vend, nuk do të marrë pjesë në një proces ku do të vërtetohej teza famëkeqe e armiqve historikë të Shqipërisë se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet se nuk dinë të respektojnë as rregullat që i vënë vetë. Nuk është shfaqje e një shqetësimi të madh popullor, por një inskenim politik që nuk ka shansin të zhvillohet përtej skenës politike”, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë tha edhe njëherë se zgjedhjet do të mbahen dhe se nëse një parti nuk preferon të hyjë, kjo nuk i bën zgjedhjet jo demokratike. “Ne do të zhvillojmë zgjedhje. Nëse opozita apo cilado parti e opozitës nuk lejohet të hyjë në zgjedhje, zgjedhjet nuk janë demokratike por nëse dikush nuk preferon, kjo nuk i bën zgjedhjet jodemokratike”, theksoi kreu i qeverisë.

 

Fraksion.com