AktualitetTë fundit

Grafia: Protestuesi u plagos me fishekzjarr; Kockat janë të paprekura, ja copa e sendit që e lëndoi

Gjatë protestës nje protestues mbeti i plagosur teksa militantet e PD-LSI po hidhnin kapsolla e fishekzjarre.

Menjehere pas incidentit te ndodhur mes vete protestuesve, PD dhe disa media prane saj thane se i plagosuri ishte qelluar me plumb nga policia.

Por, te verteten e kesaj e  tregon grafia e kembes se te plagosurit, e cila sic duket qarte nuk ka asnje thyerje dhe asnje trup te huaj (qe tregon se nuk eshte goditur nga ndonje plumb), por vetem copa e fishekzjarrit te gjendur ne plage.

Duke pare grafine dhe copen e fishekzjarrit shohim qe  nuk ka patur plagosje me plumb, por me fishekzjarr, ndryshe nga cu perpoq ta trajtonte opozita.

Informacion nga MSHMS:

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se qytetari me inicialet E.B., 29 vjeç, i lënduar gjatë protestës ka marrë ndihmën e duhur mjekësore në spitalin Universitar të Traumës.

Nga ekzaminimet e kryera, përkatësisht radiografia e kërcirit dhe këmbës, rezulton normale, pa dëmtime të strukturave.

Nga plaga e marrë, mjekët kanë nxjerrë cifla mjetesh piroteknike. Aktualisht 29 vjeçari ka përfunduar trajtimin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.”.

Kjo rrezon pretendimin e PD se i riu eshte qelluar me plumb ne kembe. Sipas grafise, kuptohet qarte qe ska asnje thyerje kocke, pra ska patur plumb, por copez nga fishekzjarret.

 

Copa e fishekzjarrit:

GRAFIA:

 

Fraksion.com