Basha mbyll protestën; Pas dhunës këndon himnin dhe cakton datën e dhunës tjetër (video)
Basha paralajmëroi se protesta e radhës do të jetë më e ashpër se çfarë ndodhi sot. dhe se ajo të zhvillohet më datën 8 qershor.
“Dëgjoja zërin popullit në protestën e ardhshme”, tha lideri demokrat.
“Largohu, ose ndryshe ndjeja zërin popullit në protestën e ardhshme. hapi rrugë votës së lirë. Zgjedhje të lirë dhe të ndershme. lërë sovranin të flasë me votë, ose dëgjoja zërin popullit në protestën e ardhshme. Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Zoti ju bekoftë. Kështu të gjithë edhe më të vendosur sup më sup me njëri-tjetrin, ballëlartë, le ta çojmë këtë betejë drejt fitores së popullit. Mirë u takofshim në protestën e ardhshme”, tha Basha duke ju drejtuar simpatizantëve që e shoqëruan në selinë e Partisë Demokratike.
Si gjithmonë u këndua himni, ndërsa Basha deklaroi se ky ishte bashkimi më i madh i qytetarëve