AktualitetPolitikëTë fundit

Balla apel Bashës: Ndalo sulmin kundër Shqipërisë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me tensionet në protestën e opozitës së bashkuar. Balla apelon kryedemokratin Basha te heqë dorë nga urdhërat që sipas tij jep për dhunë ndaj institucioneve dhe për goditjen e punonjësve të Policisë së Shtetit. Deri tani janë plagosur shtatë bijë nënash në krye të detyrës.

“Lulezim! Hiq dorë nga urdhërat që jep për dhunë ndaj institucioneve dhe për goditjen e punonjësve të Policisë së Shtetit. Deri tani janë plagosur shtatë bijë nënash në krye të detyrës.

Çantat e këtyre individëve të dhunshëm, të instruktuar brenda zyrave të SHQUP, janë mbushur me mjete shpërthyese terrori të paguara prej teje dhe ata që qëndrojnë pas teje Lulezim.

Ndalo sulmin kundër Shqipërisë, Lulezim!

Shqiptarët dhe partnerët e Shqipërisë e dinë mirë se çfarë skenari ogurzi ke ti dhe padroni yt, por harroje se ti mund ta cënosh sado pak rrugën Europiane të Shqipërisë.” shkroi Balla.

 

Fraksion.com